Arbëri

“UNESCO e Interpol shembull se pa Serbinë s’ka zgjidhje për Kosovën”

Të gjithë e kanë të qartë se nuk ka vendime për Kosovën pa Serbinë, thotë kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

“Deri më tash është përpjekur për zgjidhje të imponuar, bombardim i vitit 1999, shpallja e pavarësisë dhe të gjithë hapat tjerë janë bërë për presion të fuqishëm kundër Serbisë dhe për t’ia imponuar asaj zgjidhjen, ka thënë Drecun për rts, transmeton Koha.net.

Sipas tij, shembulli më i mirë se pa Serbinë nuk mund të zgjidhet problemi i Kosovës janë UNESCO-ja dhe Interpoli.

“Për këtë arsye, është e domosdoshme që Beogradi e Prishtina, serbët e shqiptarët, me ndihmën e pjesës më me ndikim të bashkësisë ndërkombëtare, përfundimisht të merren vesh se si do të zgjidhet problemi i Kosovës në mënyrë që zgjidhja e tij të jetë e qëndrueshme dhe ajo të mos sjellë konflikte të reja, të jenë të kënaqur njësoj serbët e shqiptarët dhe që të stabilizohet rajoni”, ka theksuar ai.