Arbëri

A është koha për aplikim të mësimit gjithë ditor

Ministria e Arsimit po planifikon që në një të ardhme të afër të aplikoj mësimin gjithë ditor në shkollat fillore në gjithë vendin, raporton KTV.

Ndonëse ky proces është përcjell me shume probleme në shkollat në të cilat është testuar programi, në ministri kanë filluar analizimin e gjendjes në terren për kushtet e nevojshme të zbatimit këtij projekti.

Pavarësisht mangësive që përcollën mësimin gjithë ditor që nisi vite më parë në disa shkolla të kryeqytetit, Ministria e Arsimit po planifikon që ta shtrijë atë në gjithë vendin.

Në këtë ministri thonë se janë në proces të analizimit të gjendjes në teren për ndërtimin e objekteve të reja shkollore që do të nevojiten për realizimin e programit.

Por njohësit e çështjeve të arsimit shprehen se nuk është koha për realizimin e këtij projekti.

Sipas Qehajës, testimet e bëra në shkollat e Prishtinës nuk kanë treguar ndryshime të mëdha në rritjen e cilësisë së arsimit, arsye e të cilës edhe ishte fillimi i programit.

Qahaja thotë se kjo iniciativë është e mirëpritur mirëpo jo për një afat të shkurt kohor pasi vlerëson se nevojitet një kohë e gjatë që ai të gjejë zbatim.

Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës thonë se gjatë kësaj kohe janë përballur me shume vështirësi.

Me vështirësi janë përballur edhe në shkollën e mesme të ulët “Faik Konica”.

Në këtë shkollë planifikojnë që me 1 tetor të fillojë mësimi tërë ditor në 11 klasë.

Sipas planit strategjik të arsimit në Kosovë 2017-2021, sistemi i arsimit publik në Kosovë operon nëpërmjet një rrjeti të përbërë prej 43 institucioneve parashkollore, 985 shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.