Arbëri

Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin italian

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e të dyja vendeve për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, në veçanti u bisedua për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Sardi në ndihmën e dhënë në procesin e riatdhesimit të personave të rikthyer.

Ambasadori italian siguroi ministrin Sefaj për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.