Arbëri

Qeveria kërkon që verifikimi i viktimave të dhunës seksuale të kryhet për 5 muaj

Ndonëse nga organizatat e shoqërisë civile është kërkuar përcaktimi i lartësisë së pagës me të cilën do të kompensohen viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se fillimisht duhet të kryhet verifikimi dhe të dihet numri i viktimave të kësaj kategorie, shkruan sot Koha Ditore.

Hamza në mbledhjen e Qeverisë, që është mbajtur të premten, ka kërkuar shkurtim të afatit prej pesë vjetësh në 5 muaj të kohëzgjatjes së procesit të verifikimit.

“Ne si Ministri e Financave kërkojmë që ju ta sillni plotësim-ndryshimin e rregulloreve, ta shkurtoni afatin prej 5 vjetësh që e keni paraparë me u mbyll ai proces dhe ta bëni në 5 muaj, ta dimë numrin e saktë, dhe në momentin kur ne e dimë numrin e saktë marrim vendim për lartësinë e pagesës dhe e dimë koston dhe do të jenë pjesë e buxheteve të rregullta”, ka deklaruar Hamza... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.