Arbëri

Ministria e Drejtësisë dhe USAID-i synojnë fuqizimin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope. Ministri Tahiri dhe Hope njoftuan njeri tjetrin me prioritetet dhe programet tyre, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë.

Duke e vlerësuar lart partneritetin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe USAID-it, Tahiri u shpreh i gatshëm se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen, bashkëpunim ky i cili synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Hope vlerësoi lart prioritetet e Ministrit Tahiri, u shpreh i kënaqur për partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me masa dhe hapa konkret dhe programor.