Arbëri

Zaev thërret: T’i lëmë politikën e vjetër ballkanike dhe ndarjet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë do t’i ndjekë interesat e shtetit dhe do të ndërtojë marrëdhënie mbi bazë të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe të avancimit të bashkëpunimit rajonal, neutralitet dhe mosndërhyrje në marrëdhëniet e brendshme të vendeve fqinje. Qasje ndaj përforcimit dhe përmirësim të marrëdhënieve reciproke do të mbetet në kursin e njëjtë edhe në të ardhmen, porositi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për revistën “Srpska ekonomia”, që, sipas Alsat-m, e transmetojnë shumë media serbe.

Ripërtërija e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, sipas tij është lehtësim plotësues dhe thekson se nevojitet të lihet pas vete, siç thekson, politika dhe ndarjet e vjetra ballkanike.

Sipas tij, marrëdhëniet e Maqedonisë me fqinjët kanë qenë vazhdimisht të luhatura, derisa megjithatë përpjekjet për hyrje në BE dhe NATO kanë qenë vetëm deklarative, sepse ka ekzistuar përhapje e propagandës anti-NATO dhe anti-BE.

Duke folur për marrëdhëniet me Greqinë, Zaev beson se kjo do të jetë njëra ndër sfidat më të mëdha në këtë fazë, si dhe personalisht beson se ky do të jetë test për Maqedoninë sa është zhvilluar dhe formuar ndër vitet e izolimit dhe nëse ka mësuar t’i vlerësojë vlerat të cilat sjellin prosperitet dhe ardhmëri më të mirë.

Qeveria e Maqedonisë, sipas Zaevit, është e fokusuar në mbylljen e kontestit me Greqinë, pasi pas nënshkrimit të marrëveshjes i mbylli çështjet e hapura me Bullgarinë.

Në intevistën për “Srpska ekonomia” paralajmëron se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë me politikën e saj ndaj fqinjëve pa paragjykime dhe me gatishmëri për dialog, me qëllim që Maqedonia të fitojë më shumë miq mes vendeve-anëtare të NATO-s dhe BE-së.