Arbëri

Edhe në Kosovë nesër shënohet “Dita pa Makina”

Descriptive Text

Me rastin e 22 shtatorit, “Ditës pa Makina”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës bashkë me komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, OJQ-të mjedisore “Lets do it Kosova”, “REC”, “Earth in Brackets”, “The WAY”, Shoqata e Çiklistëve të Kosovës dhe institucionet tjera relevante, do të shënojnë këtë ditë me një rendësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate të dërguar për media.

Ngjarja do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00, para objektit të Qeverisë, ish- Rilindja në Prishtinë, ku do të mbahet edhe manifestimi qendror. Aktivitetet në komunat e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës do të zhvillohen po ashtu në të njëjtën kohë.