Arbëri

Media serbe: SHBA e shtyn Kosovën në Interpol

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit fillon më 26 shtator në Pekin, transmeton Koha.net.

Gazeta e Beogradit ‘veçernje novosti” shkruan se SHBA tashmë po përdor të gjitha forcat që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Në Pekin nga pala serbe do të jetë ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.

"Na pret një detyrë shumë e vështirë diplomatike, por jem i të bindur se me forcën e argumenteve tona do ta pengojmë qëllimin e Prishtinës dhe të aleatëve të saj që Kosova të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Interpolit", ka thënë Stefanoviq.

Asambleja e Përgjithshme të Interpolit do të mbahet nga 26 – 29 shtator.