Arbëri

Në listën e LB-së për Obiliqin, edhe dy kandidatë të ish –degës së PD-së

Partia Demokratike e Drejtësisë, ish-dega e saj në Obiliq, përmes një kumtese, ka njoftuar se pas bisedave me zyrtarë të Lëvizjes për Bashkim nga kjo komunë, në listën e LB-së janë kooptuar dy kandidatë të PD-së.

Kjo degë e PD-së duket se ka mospajtime me kryetarin e partisë, Feridi Aganin, transmeton Koha.net.

Ky është teksti i kumtesës:

“Me qëllim të përfaqësimit sa më të mirë dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare e fetare, ish-dega e Partisë së Drejtësisë në Obiliq me kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, do të angazhohet seriozisht të jetë zëri i qytetarëve në proceset politike që po kalon vendi.

Pas konsultave me bashkëvendës dhe përkrahës të platformës politike vlerësojmë se politikat përjashtuese të kreut të Partisë së Drejtësisë, F. A. nuk duhet lejuar të mohojnë vullnetin e qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

Në takimet e shumta me subjektet politike në garë kemi përafruar programin dhe qëllimet politike me Lëvizjen për Bashkim me të cilën jemi dakorduar që në listën zgjedhore të jenë dy kandidatë nga ish-dega e PD-së.

Xhelal Krasniqi, kryetari i deritashëm i degës dhe Adem Plakolli, asamblist - do të përfaqësojnë dhe zbatojnë platformën politike të mbështetur në pikat në vijim:

1. Përmes Asamblesë të mbrojmë interesat e çdo qytetari të Komunës së Obiliqit, në mbrojtjen e vlerave Kombëtare e Fetare të garantuara me Ligj.

2. Nëse Lëvizja për Bashkim është pjesë e qeverisjes lokale, ish dega e Partisë së Drejtësisë do të drejtojë një nga drejtoritë komunale përmes së cilës do të luftoheshin praktikat korruptive, nepotizmi dhe do të vihej administrata komunale në shërbim të qytetarëve”.