Arbëri

Ndër vendimet e para të Haradinajt - edhe ai për të blerë telefona mobilë

Kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon avazin e atyre të mëhershmëve.

Zyra e Kryeministrit ka vendosur t’i shpenzojë 8 mijë euro për të blerë telefona mobilë.

Në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP, Zyra e kryeministrit ka paraparë t’i shpenzojë këto mjete për blerjen e 14 telefonave mobilë.

Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve nga kompanitë konkurrente do të jetë deri më 25 të këtij muaji, kurse kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë vetëm 10 ditë.

Kompanitë gjithashtu duhet të kenë 10% të sigurisë së vlerës së kontratës.

Ndërkaq, kriteri për përzgjedhjen e fituesit do të jetë çmimi më i ulët.