Arbëri

Thaçi: Të gjitha partitë kanë vrapuar pas Listës Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se deri në ditën e konsolidimit të Qeverisë, të gjitha partitë kanë vrapuar dhe kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre.

“Unë i kam takuar Listën Serbe dhe ma kanë bërë të qartë se kanë ofertë prej të gjitha partive politike që të jenë pjesë e koalicionit qeverisës. Kjo është gjë e mirë. Pastaj është vendim i tyre se me kënd përcaktohen që të hyjnë në koalicion”, theksoi Thaçi në një bisedë për televizionin publik, transmeton Koha.net.