Arbëri

“Qeveria e Asfaltit”, krye-temë e së dielës në Koha Ditore

“Qeverisja e Asfaltit” është krye-temë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor me të njëjtin titull sjell milionat e shpenzuara në asfalt nëpër komuna, atë që kanë realizuar - e atë që kanë dështuar të bëjnë kryetarët për 4 vjet qeverisje nga mos-harxhimi i buxhetit e bartja e tij, rrugët e kanalizimet, deri te mosrespektimi i ligjit.

“Asfalti i votave” është editoriali i Bekim Kupinës për temën e së dielës.

Në intervistë, Drejtori i organizatës “Demokraci Plus”, Valmir Ismaili, tregon se pse komunat janë në shërbim të subjekteve politike.

Reportazhi sjell fshatin Skorobisht të Prizrenit, në të cilin nuk u investua asnjë cent për një dekadë.

Faqet e botes sjellin rrëfime interesante për dhunën në Kelambakkam të Pakistanit, “Ministritë e çuditshme të botës” dhe borxhet që po i shtyjnë pakistanezët drejt tregtisë ilegale të veshkave.

Vazhdon pjesa e pestë e strip-reportazhit, Havana USA.

“Fshehja e gjurmëve të ‘Patkoit’”është fejtoni i radhës për këtë operacion famëkeq.

“Mjeshtri që ua zgjat jetën monumenteve” dhe “Muzikanti i dialogut midis kulturës shqiptare e asaj suedeze” janë shkrimet që zënë vend në faqet e kulturës.

Monument sjell historinë dhe arkitekturën e “Kullës më të vjetër të Dukagjinit”.

Imagjinata si mundësi gjeniale për gjetjen e paqes me veten, pasqyrohet në 7 shkronjat e aktorit Armend Smajli.

Në faqet e sportit vjen rrëfimi për shoferen e autobusit me shume talente në sport dhe ai për djaloshin që refuzoi Serbinë për Kosovën.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.