Arbëri

Për zgjedhjet e parakohshme janë shpenzuar më shumë se 4 milionë euro

Descriptive Text

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, mori 3 vendime, 1-për decertifikimin e 5 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike pasi këta kandidatë kanë parashtruar në KQZ kërkesën për tërheqje, 2-për certifikim të 63 kandidatëve që zëvendësojnë kandidatët e decertifikuar dhe për akreditimin e Grupit të I-rë të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale.

kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi raportin e shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 11 qershor 2017. Sipas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën: 4 milion e 38 mijë e 768 euro. Gjatë diskutimeve në këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së theksuan se duke u mbështetur në këtë raport, kostoja e zgjedhjeve po shkon duke u zvogëluar, gjë që është një trend pozitiv.