Arbëri

Sveçla me dëshmi të reja për përfshirjen e familjes Rikallo

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i është përgjigjur pretendimeve të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, se ai dhe Albin Kurti kanë qenë bashkëthemelues të Rrjetit të Aksionit të Kosovës, i njohur si KAN.

“Unë kam qenë pjese e KAN-it, kryetar i Kuvendit të saj, dhe as që bëhet fjalë që Nenad Rikallo të ketë qenë pjesë e saj. Ai është pjesë e qeverisë, tash edhe si kriminel sipas dëshmive. E jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në Facebook.

Ai ka prezantuar disa foto ku, sipas tij, dëshmohet se babai i Nenad Rikallos, Radosllavi është një nga 159 oficerët ushtarakë rezervë që ishin mobilizuar gjatë luftës.

“Ka edhe dëshmi tjera, që është përgjegjësi primare e instrumenteve të shtetit t'i sigurojnë që Nenad Rikallo, jo vetëm të shkarkohet nga qeveria, por edhe të burgoset e dënohet nga Gjykatat tona,” ka shkruar tutje Sveçla.

Ai ka akuzuar Qeverinë duke thënë se “i ashtuquajturi 'krahu i luftës' janë bërë bashkë me Serbinë për të kriju qeveri”.

“Kuca e maca në PDK janë çu peshë që të shfrytëzojnë shpifjet e Rikallos për të goditë Vetëvendosje!-n dhe Albin Kurtin. Ju po tregoni se jo vetëm në qeveri por dhe në luftë speciale të nëntokës, jeni në sinkron të plotë me Serbinë. Nenad Rikallo, ministri juaj i Bujqësisë, e thotë një të pavërtetë, e ju menjëherë i bëni iso. Pyetja e vërtetë është, a jeni bërë ju SHIK-u bashkë me BIA-në apo veç zgjatim i saj?” ka përfunduar Sveçla.

{gallery}