Arbëri

Hahn : BE s’e do problemin e Kosovës në Union

Descriptive Text

Komisari europian për Zgjerim Johannes Hahn ka deklaruar sot në Beograd se Brukseli nuk do që problemin e Kosovës ta fusë përmes dyerve të vogla në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

Ai ka përsëritur se normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën drejtpërdrejt ndikon në përparimin e mëtejmë të Serbisë në integrimet europiane.

Hahn je ka thënë se në Beograd nuk është për të treguar se liderët e Serbisë dhe të Kosovës duhet të zhvillojnë dialog e as të ofrojë zgjidhje të gatshme.

"Këtë duhet vështruar si rast të madh historik, zgjatje e dorës tjetrit dhe gjetje të zgjidhjes afatgjate për çështjen që vendin tuaj dhe rajonin e përcjell që një kohë shumë të gjatë”, citon b92 të ketë thënë Hahn.

Duke theksuar se pajtimi nuk do të thotë mohim i fakteve dhe i përgjegjësive për atë që është bërë, as faqe e re, por është mësim nga historia që të ndërtohet e ardhmja më e mirë, ka thënë ndër të tjera zyrtar i BE-së nga Austria.