Arbëri

Danimarka i dhuron Gjilanit autoambulancë dhe pajisje të tjera

Sot spitali “Falck Danmark A/S”, ka dhuruar për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një autoambulancë dhe pajisje të tjera përcjellëse, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.

Kjo autoambulancë plotëson nevojat e QKMF-së, dhe është pjesë e shpëtimit të jetëve për qytetarin e Gjilanit dhe më gjerë. Sado që do të kaloj kohë, asnjëherë nuk do të harrohet, si një ndihmë e cila shëndetësisë primare i mundëson kushte më të mira.