Arbëri

“Serbia e Shëndetshme” kërkon transferimin e selisë së Kishës Ortodokse Serbe në Pejë

Descriptive Text

Çajetina (Serbi), 14 shtator – Serbia e Shëndetshme (Zdrava Srbija - ZS) u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse kombëtare e shtetërore, partive politike, lëvizjeve dhe personaliteteve publike, të gjithë atyre që e duan Serbinë, që ashtu siç e injoruan masivisht fazën e parë të “monologut të brendshëm për Kosovën” të Vuçiqit të veprojnë edhe me fazën e dytë të kësaj “farse”, citojnë mediet e Beogradit kryetarin e këshillit nismëtar të Serbisë së Shëndetshme, Millan Stamatoviqin, transmeton Koha.net.

Stamatoviq në deklaratën e tij ka theksuar se ZS posaçërisht i ka bërë thirrje klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe që në asnjë mënyrë të “mos marrë pjesë në këtë cirk i cili duhet t’i shërbejë atij si degë fiku për tradhtinë brutale” të Kosovës e Metohisë.

e Shëndetshme’ pret nga SPC (Kisha Ortodokse Serbe) që me shembullin e saj se “kisha nuk është katrori i rrethit” dhe se duke transferuar selinë e patrikut dhe të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, në selinë e tyre historike, në kompleksin e Patrikanës së Pejës, qysh në fund të muajit, t’u tregojë qartë të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Serbisë se çfarë mendon për Vuçiqin, ka thënë Stamatoviq, transmeton Koha.net.