Arbëri

Në Kosovë punojnë 22 degë të Kryqit të Kuq të Serbisë

22 degë të Kryqit të Kuq të Serbisë veprojnë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Këtë shifër e ka dhënë sot gazeta online e Beogardti “blic”.

këtij portali, aktivistët e këtyre degëve shkojnë derë më derë për të marrë shënime rreth anëtarëve të amvisërive me arsyetimin gojor se aksioni është apolitik dhe se ata punojnë për të përpiluar karta sociale.

I ashtuquajturi sekretar i të ashtuquajturit Kryq i Kuq i Serbisë në Kosovë Dragisha Murganiq ka thënë se Policia e Kosovës ka zhvilluar “aksion të pashembullt” në Pejë, Novobërdë, Graçanicë, Viti dhe Rapçë të Dragashit ku ka bastisur shtëpi private në të cilat gjenden e selitë e Kryqit të Kuq dhe ka arrestuar disa nga sekretarët e kësaj organizate.