Arbëri

Zyrës së Kryeministrit për Komunikim me Publikun “i vjen keq për mosdije të gazetarëve”

Një akuzë tjetër kundër gazetarëve ka ardhur sot nga Kryeministria, transmeto n Koha.net.

Ka qenë Zyra për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit, që, sikur dhe kryeministri Haradinaj, gazetarët i ka quajtur të paditur.

Kështu, të paktën, thuhet në kumtesën e saj dërguar mediumeve.

Në kumtesën e kësaj Zyre, ndër të tjera, shkruan:

“Sot pasdite kemi marrë një letër nga AGK, e cila një apel të Kryeministrit Haradinaj që disa gazetarë të jenë më profesionistë dhe më të shkolluar, e ka konsideruar si ofendim ndaj gazetarëve dhe mediave.

Z. Haradinaj ka kërkuar vetëm profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgjë më shumë.

Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre.

Kryeministri Hardinaj dhe kabineti i tij e kanë filluar punën duke qenë më të hapur se cilado Qeveri e mëparshme ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe kështu do të jetë deri në fund të mandatit.

Transparenca jonë duhet të jetë e mjaftueshme që gazetarë dhe media të caktuara poashtu të jenë korrekte dhe profesionale në raport me Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e tij”.