Arbëri

Berisha sulmon ashpër Bashën: S’do e bëja kurrë atë listë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Fakt” në Syri.net, e cila do të transmetohet në mbrëmje, në orën 20:00.

Moderatori Çim Peka ka publikuar disa pjesë nga intervista, transmeton mapo.

Duket se Berisha ka nisur një sulm ndaj kryetarit aktual demokrat, Lulzim Basha.

“Këshilltarët e Lulzim Bashës janë mizerabël.

Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha.

Disa perjashtime janë të papranueshme.

Unë s’do e bëja kurrë atë listë.

Por në ka një njeri që e di se unë besoja se Lulzim Basha fitonte edhe me këtë listëe, ai është Cim Peka.

Raportimet e mediave për ato që ndodhin në Grupin Parlamentar ishin korrekt,” janë disa prej deklaratave të Berishës.