Arbëri

KQZ miraton emrat e deputetëve të rinj që zëvendësojnë ministrat

Descriptive Text

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ku në përgjigje të kërkesës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listat e certifikuara të Subjekteve Politike për zëvendësimin e deputetëve të Kosovës, ka miratuar emrat e deputetëve të rinj.

Kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 11 qershor 2017, nga koalicioni PAN janë: Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinajn; Fadil Beka e zëvendëson Fatmir Limajn; Enver Hoti e zëvendëson Enver Hoxhajn; Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishën dhe Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn, raporton Koha.net.

Kandidati i radhës që pason në listën e certifikuar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 11 qershor 2017, nga koalicioni LAA Imet Rrahmani, i cili e zëvendëson Behgjet Pacollin.

Kandidati i radhës që pason në listën e certifikuar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 11 qershor 2017, nga subjekti politik “Koalicija VAKAT” është Bahrim Shabani, i cili zëvendëson Rasim Demirin.