Arbëri

SHBA premton mbështetje për forcimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. GregDelawie, transmeton Koha.net.

Sipas komunikatës për media, ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Pasi e falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri i Punëve të Brendshme i kërkoi ambasadorit amerikan që në të ardhëm raportet në mes të MPB-së dhe Qeverisë amerikane të intensifikohen.

Ndërsa ambasadori Delawie vlerësoi se është shumë i nevojshëm një përkushtim më i madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.