Arbëri

Supremja: Kiqmari dhe Shaqiri nuk mund të gjykohen dy herë për vrasjen e dy policëve më 2004

Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri i kanë shpëtuar vuajtjes së paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata ka gjasa që t`i shpëtojnë edhe ndjekjes penale. Këto ditë Gjykata Supreme ka nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre.

Ka konstatuar se dy të akuzuarit për vrasjen e dy policëve në veturë të UNMIK-ut në mars të vitit 2004, janë gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston tashmë një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Kështu shkalla e tretë, bazuar në vendimin që e ka edhe “Koha Ditore”, e ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka konstatuar se nuk ka bazë për ndërprerjen e paraburgimit.

(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.