Shefi i komisionit malazez për demarkacionin me Kosovën, Milan Paunoviq ka thënë se “shpreson që situata lidhur me kufirin do të zgjidhet në mënyrën e dakorduar më herët”.
Deklarata e Paunoviq vjen një ditë pasi që kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar komisionin në Prishtinë për demarkacionin, transmeton RTCG.
“Paralajmërimet e mediave se kryeministri i ri i Kosovës paralajmëroi se do të propozojë formimin e komisionit të ri nuk duhet komentuar, pasi që Mali i Zi nuk është i njoftuar zyrtarisht lidhur me këtë”, ka thënë Paunoviq, transmeton kp .
Ai ka shfaqur besimin se në Prishtinë do të arrihet marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes.
Haradinaj, pas marrjes së detyrës si kryeministër, shkarkoi komisionin për demarkacionin me Malin e Zi dhe vendosi Shpejtim Bulliqi në krye të ekipit të ardhshëm, i cili do të merret me këtë problem.
Mali i Zi disa herë viteve të fundit ka bërë të ditur se sa i përket Podgoricës, puna rreth demarkacionit ka përfunduar dhe se ratifikimi i marrëveshjes është problem i Prishtinës zyrtare.
-
12 shtator 2017 23:49
-
Shpërndaje në: