Arbëri

Haradinaj fillon takimin me banorët e Shipitullës dhe Hadës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ashtu siç kishte premtuar sot, është duke mbajtur takim me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade.

Takimi ka filluar në ora 20:00, ndërsa janë duke i shqyrtuar kërkesat e banorëve të dy fshatrave, të cilët që sa ditë janë në duke protestuar kundër punës së ekskavatorëve të KEK-ut, të cilët sipas banorëve po e rrezikojnë jetën e tyre me mihjet pranë shtëpive të tyre, transmeton kp.

Kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në KEK dhe në Komunë e Obliqit, ku është takuar edhe me protestuesit e këtyre dy fshatrave, të cilëve u ka premtuar se do të gjejnë një zgjidhje në lidhje me kërkesat e tyre. Ai i ka ftuar banorët e dy fshatrave që sonte në mbrëmje të mbajnë një takim në mensën e KEK-ut.