Arbëri

Mustafa flet për takimin me Teuta Rugovën rreth votës së saj

Pas shumë presioneve, vota e Teuta Rugovës mbeti votë brenda LDK-së. Ajo nuk votoi për Kadri Veselin si kryetar të Kuvendit dhe mungoi në seancën për formimin e qeverisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në Rubikon të KTV-së, ka thënë se kishte një takim me familjen Rugova ku shpalosën të dy palët qëndrimet e tyre. Pas këtij takimi, nuk kishin ndonjë takim tjetër.

"Nuk mund të jap ndonjë shpjegim sepse përpos faktit që isha në familje, kam biseduar me familjen Rugova, i kam dëgjuar edhe qëndrimet e tyre, pastaj nuk kemi biseduar më... Teuta e ka pas votën e vet, gjithmonë kemi insistuar që vota të mbetet votë brenda LDK-së, ajo përfundimisht nuk e ka votuar për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin dhe nuk ka qenë në seancë për votimin e qeverisë. E di që ka pasur presion", ka thënë ai.