Arbëri

Mustafa: Nuk pajtohem që dikush të vijë në pushtet duke kallë shtëpi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e sheh vetën fajtor për mos arritjen e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa edhe sot nuk beson në një skenar të mundshëm me Albin Kurtin kryeministër, ndonëse, theksoi ai, në politikë asgjë nuk është e pamundur.

"Vështirë do ta kisha parë këtë, në këtë situatë ka qenë e vështirë por sigurisht që në politikë nuk është asgjë e pamundur", ka thënë ai.

"Në asnjë moment nuk pajtohem se dikush duhet te vijë në pushtet duke kallë shtëpi, me metoda të diskrecionit, të pabesa, të thyerjeve të marrëveshjeve, te tillëve duhet tu thuhet në sy... Isha më shumë i interesuar që të krijohet ura, të gjejmë rrugëdalje, harmonizim. Edhe sot e shoh të arsyeshme t’i përsëris ato që i kanë në mënyrë që mos të bëhen më, edhe dje e kam uruar z. Haradinajn, që mos t’i ndodhin ato që më kanë ndodhur mua", ka thënë ai.