Arbëri

Vlerësohet mbështetja financiare e FMN-së për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen, i cili shoqërohej nga Selim Thaçi ekonomist i zyrës së FMN-së..

Qëndrueshmëria fiskale e Republikës së Kosovës si dhe bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), ishin temë diskutimi ndërmjet Haradinaj dhe përfaqësuesit FMN-së, Ruud Vermeulen.

Haradinaj e vlerësoi lart rolin e FMN-së në mbështetjen financiare për Kosovën.

Ruud Vermeulen, përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovë, përgëzoi Haradinaj për zgjedhjen e tij si dhe i uroj atij dhe Qeverisë suksese. Ai u shpreh që FMN pret që të vazhdoi bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës dhe është gati të mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të FMN-së. Ai e mirëpriti prioritetin e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar një prioritet që e ndan edhe Fondi.