Arbëri

BE e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

Descriptive Text

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Jashtëm i saj. Behgjet Pacolli, ka pritur sot shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së ambasadoren Nataliya Apostolova, njofton kumtesa ministrore , transmeton Koha.net.

Me këtë rast biseduan rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Apostolova e përgëzoi Pacolli për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane.

Pacolli, nga ana e vet, ka theksuar përkushtimin e tij në avancimin e qëllimeve të përbashkët.