Nënsekretari i përgjithshëm i Foreign Office në Britani të Madhe, Simon McDonald, ka takuar kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, me të cilën, veç tjerash, bisedoi edhe për Kosovën dhe dialogun me të.
Nënsekretari i Foreign Office, Simon McDonald, dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, siç transmeton rtk raportimin e medieve të Beogradit, vlerësuan iniciativën e kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm, si tejet të rëndësishëm, në të cilin duhet të inkuadrohen sa më shumë përfaqësues institucionalë shtetëror edhe shumë aktorë të shoqëror.
“Vetëm dialogu është rruga e vetme që çon drejt anëtarësimit të BE-së, sepse bën të mundur përmirësimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd”, deklaroi përfaqësuesi britanik, Simon McDonald.
-
12 shtator 2017 13:28
-
Shpërndaje në: