Arbëri

Sot në Shqipëri, vranësira e kthjellime, priten reshje të dobëta shiu

Gjate ditës së marte, 12 shtator 2017, moti mbi Shqipërinë parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime. Baza e reve të ulëta 600 metër. Priten reshje shiu me intensitet të dobët lokalisht mesatar.

Era do të jetë me drejtim Juglindje-Jugperëndim deri në 20 m/sek e vrullshme dhe me rrahje në bregdet. Deti i forcës 5 me lartësi vale 3.0 metër. Shikimi 1-10 km, mjegull për shkak të reshjeve. Temperaturat me rritje të ndjeshme në mesditë.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore 10°/29°C

Vendet e ulëta 13°/30°C

Vendet bregdetare 14°/29°C .