Arbëri

Veseli e Haradinaj flasin për “rëndësinë e formimit të institucioneve”

Kryeministri i zyrtarizuar sot, Ramush Haradanaj, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka njoftuar Haradinaj përmes Faceboot, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë takim Haradinaj ka shkruar:

“Takova sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Theksuam rëndësinë e themelimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të të gjitha proceseve në të cilat ndodhet Kosova sot.

Posaçërisht biseduam për nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional si një domosdoshmëri për të thelluar reformat në vend dhe për të krijuar mirëqeninen për qytetarët e vendit”.