Arbëri

AGK dënon gjuhën e përdorur të deputetit Zeka ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën e përdorur nga ish-gazetari, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga Insjader.

“Gjuha akuzuese e përdorur nga deputeti Milaim Zeka nuk përkon me punën dhe misionin që ka një deputet”, thuhet në kumtesën e AGK-së.

AGK-ja konsideron se deputeti Zeka duhet të përfaqësojë denjësisht interesin qytetarë e jo të shndërrohet në akuzues të medieve dhe gazetarëve në vend.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga deputeti në fjalë që t’i ndalojë akuzat ndaj ish-kolegëve gazetarë dhe të angazhohet në vendosjen e raporteve profesionale me ta.