Arbëri

Hamza merr postin e ministrit të Financave në orën 14:00

Sot Ministri i Financave Agim Krasniqi do të bëjë dorëzimin e detyrës së Ministrit të Financave.

Krasniqi detyrën e ministrit e dorëzon te ministri i emëruar Bedri Hamza.

Ceremonia e dorëzimit dhe pranimit të detyrës së Ministrit do të mbahet sot, më 11 shtator 2017, në orën 14:00 në Ministrinë e Financave-Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.