Arbëri

Haradinaj e Mustafa takohen nesër në Kryeministri në orën 11:30

Descriptive Text

Vazhdim të punës aty ku e la në vitin 2005, për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare, e ka cilësuar pranimin e detyrës së kryeministrit për shefin e tij, Ramush Haradinaj, kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi.

Arifi, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë shef i stafit në kabinetin e Hardinajt, ka treguar orën kur kryeministri në detyrë Isa Mustafa do t’ia dorëzoj zyrën pasardhësit të tij Ramush Haradinaj.

“Nesër nga ora 11:30 vazhdon”, ka shkruar Arifi duke e shoqëruar këtë njoftim me fotografinë e fushatës që kërkonte lirimin e Haradinajt nga Haga në vitin 2005, e sloganin “Our Prime Has A Job To Do Here”.

Koha.net kishte raportuar mbrëmë se pranim-dorëzimi i detyrës mes dy kryeministrave do të bëhet të hënën gjatë mesditës.