Arbëri

Hoti: Do të përballeni me një opozitë të paparë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme, ka deklaruar se Qeveria Haradinaj është më e dobëta që mbahet mend.

Megjithatë, ai ka thënë se opozita, duke aluduar në partinë e tij, në Alternativën dhe në Vetëvendosjen, do të jetë një opozitë e paparë, raporton Koha.net.

“Do të përballeni me një opozitë të paparë”, deklaroi Hoti.

Ai kritikoi më pas në masë të madhe programin qeverisës të prezantuar nga kryeministri Haradinaj, ndërsa kërkoi përgjigje për marrëveshjen me Listën Serbe.