Arbëri

Limaj do të jetë vetëm zëvendës kryeministër

Më herët ishte përfolur se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, do të jetë një nga zëvendës kryeministrat dhe ministër i një dikasteri qeveritar.

Por Koha.net merr vesh sot se ai do të jetë vetëm zëvendës kryeministër pa ndonjë ministri shtesë.

Nisma do të drejtojë tri ministri: Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë si dhe Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.