Këshilli Drejtues i AAK-së ka aprovuar sonte propozimin që Pal Lekaj të jetë Ministër i Infrastrukturës ndërsa Rrustem Berisha i MFSK-së.
Burime të KTV-së brenda AAK-së, i kanë tënë Kohavisionit se deri tashti vetëm AAK-ja i ka caktuar emrat e ministrave të rinj ndërsa partitë tjera ende janë duke diskutuar”.
Sipas po këtij burimi deri nesër në orën 10:00 partitë e koalicionit qeverisës kanë afat për t’ia dorëzuar Haradinajt listat me emrat e ministrave.
Deri tani AKR-ja ka përmendur emrin e Valdrin Llukës si të mundshëm për të drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
-
7 shtator 2017 23:50
-
Shpërndaje në: