Arbëri

Mustafa thotë se vota e Teutës i takon partisë së Ibrahim Rugovës, flet për “tabutgjinj”

Descriptive Text

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në mbrëmje për atë që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. E ka komentuar në mënyrë të veçantë mungesën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, e cila pritej që të votonte pro PANA-s.

“Sot, asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi Koalicionit të PDK-së. Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia”, ka thënë Mustafa.

“Koalicioni i PDK-së nuk e mori edhe votën e shumëpritur të deputetes Rugova. Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës. Jo atyre që punojnë me logjikë të SHIK-ut, tregtarëve, pazargjinjve e tabutgjinjve”, ka thënë Mustafa më tej.

Sipas tij, “në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistë e PAN-it ta do të kenë zyrat në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar”.