Arbëri

Zyrtarë të VV-së takuan ambasadorin e Francës në Kosovës

Sot, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu kanë takuar Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe mbi gjendjen ekonomiko-sociale në vendin tonë. Çështja e krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës ishte po ashtu në fokus të bashkëbisedimit.

Kurti dhe Sejdiu njoftuan ambasadorin francez gjithashtu lidhur me përgatitjet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.