Arbëri

PANA në takim me Listën Serbe

Ende po vazhdon takimi mes PANA-s dhe Listës Serbe, raporton KTV.

Burime brenda takimit i kanë thënë KTV se ky takim do të zgjasë ende meqë ende nuk ka një marrëveshje për ndarje të ministrive me Listën Serbe.

“Lista Serbe me këmbëngulje e kërkon edhe Ministrinë e Bujqësisë përveç asaj për kthim dhe pushtetit lokal. Por, edhe Pacolli insiston ta mbajë ministrinë sipas marrëveshjes. Pa arritur pajtueshmëri nuk mund të thërrasim seancën”, kanë thënë këto burime.