Arbëri

Haradinaj: Dita e shugurimit të Katedrales, simbolikë e bashkimit dhe tolerancës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj, i cili ishte sot prezent në shugurimin e Katedrales “Nëna Terezë”, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se kjo është një ditë e shënuar dhe një simbolikë e bashkimit pa dallim.

Postimi i Haradinajt:

Në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Nëna Terezë”. Një ditë e shënuar dhe një simbolikë e bashkimit pa dallim, e dashurisë dhe e promovimit të vlerave të mirëkuptimit e tolerancës.