Arbëri

“Vala”: Thirrjet nga numrat e dyshimtë të Malit të Zi nuk u shkaktojnë shpenzime konsumatorëve

Kompania “Vala” ka njoftuar konsumatorët e vet se është e informuar në lidhje me shqetësimet e qytetarëve thirrjet nga disa numra me prefiksin +382.

“Nëse numrat e tillë ju thërrasin dhe ju lajmëroheni në ato thirrje, juve nuk iu shkaktohet asnjë shpenzim. Por, nëse ju thirrni prapa ata numra, atëherë faturoheni konform tarifave aktuale”, thotë “Vala” në njoftimin e saj.

Më tej, thuhet se kjo dukuri nuk ka të bëjë me Valën dhe si dukuri e tillë është keqpërdorim nga kompanitë ndërkombëtare të cilat mund të vijnë nga shtete shumë të vogla.

Vala thotë se është duke u marrë me këtë çështje në mënyrë që të parandalohet sa më shumë që është e mundur.

“Ne ju rekomandojmë të bëni kujdes të mos i thirrni mbrapa numrat që mund të jenë të panjohur për ju”, ka thënë “Vala” në këtë njoftim.