Murali me Rugovën e Ipeshkvët vendorë në katedralen “Nënë Tereza” për arkitektët është i çuditshëm Foto: Koha

Murali me Rugovën e Ipeshkvët vendorë në katedralen “Nënë Tereza” për arkitektët është i çuditshëm

04 shtator 2017 21:25

Pas gati dhjetë vjetësh prejse ka filluar të ndërtohet, Katedralja “Nënë Tereza” në qendër të Prishtinës është pothuajse gati.

Vetëm një ditë para shugurimit, punëtorët po mundohen të bëjnë sa më shumë në atë që ka mbetur pa përfunduar, raporton KTV.

Por, pos vonesave në punime, katedralja është përfolur për një mozaik të punuar brenda saj, ku ndër të tjera janë portretizuar ish -presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, e ai i Prizrenit Don Shen Zefi.

Portretizimi i figurave politike dhe atyre që vazhdojnë të jenë të gjallë, nga këndvështrimi i arkitektëve është i rrallë dhe i çuditshëm.

Arkitekti Arbër Sadiki, thotë se ndonëse tipologjia që i takon katedralja kërkon që të ketë kësi lloj murale, një gjë e tillë nuk haset në kishat e shekullit 21.

E, për udhëheqësit e kishës katolike ky mural nuk paraqet asnjë problem.

Don Lush Gjergji thotë se në të kanë gërshetuar figurat më meritore që kontribuuan në Kishën Katolike në Kosovë dhe ndërtimin e Katedrales.

Brenda katedrales ka edhe murale të tjera, ku portretizohen figura biblike.

Ndërkohë, gjatë ditës, katedralen e ka vizituar kardinali shqiptar Ernest Simoni, i cili është i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”.


Murali me Rugovën e Ipeshkvët vendorë në... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Leonard Morina06/09/2017 10:32

duhet të ketë pasur më pak piktura (dhe aspak me një person të gjallë si imzot dodë gjergj) paratë do të kishin preferuar të investonin në karrige me cilësi të lartë, edhe jo krejt të thjesht

Dini06/09/2017 10:32

Arkitektët nuk janë për të I vizatuar muralet, por objektin. Më mirë mos të komentosh se sa të flasish diçka pa lidhje.

Leonard Morina06/09/2017 10:32

Jam i habitur që katedralja ka kushtuar kaq shumë para (të mbledhura nga diaspora) katedralja është thjesht e thjeshtë Unë mendoj se do të kishte investime më shum në katedrale dhe shumë para jan të vjedhura!

Shto koment

Të ngjashme