Arbëri

Veseli uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Descriptive Text

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një urim të veçantë për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor.

Lideri i PDK-së sot e ka dërguar në klasë të parë vajzën e tij, Rritën, të cilës i ka uruar suksese bashkë me gjithë fëmijët tjerë.

“Rrita jonë u rrit. Sot është dita e parë e shkollës për të, ndërsa për Violeten dhe mua ndër ditët më të lumtura. E Yllori sot takoi shokët dhe shoqet e klasës së dytë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe qofshin krenaria e këtij vendi”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

{gallery}