Arbëri

Pahor kandidat për pasardhës të Lajçakut?

Borut Pahor

Foto: Alban Bujari

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, është kandidat potencial si pasardhës i Miroslav Lajçakut në postin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 

Gazeta kryesore sllovene “Delo” shkruan se Ministria e Jashtme e Sllovenisë, të cilën e udhëheq Tanja Fajon, tashmë është duke u angazhuar në lobim për të siguruar mbështetjen e BE-së që Pahor ta marrë atë post. 

Pahor, si kryeministër dhe po ashtu president i Sllovenisë,  kishte qenë mbështetës i madh i procesit të zgjerimit. Bashkë me Kroacinë ka nisur edhe disa iniciativa të përbashkëta për t’i ndihmuar vendet e rajonit të integrohen në BE. 

Lajçak para katër vjetësh kishte nisur mandatin si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Mandati i ishte vazhduar disa herë. Ndërsa skadon në fund të muajit gusht. Lajçak është përzgjedhur të jetë ambasador i BE-së në Zvicër dhe atje duhet të nisë mandatin nga 1 shtatori.