Certifikohen 91 subjekte politike për zgjedhjet e 22 tetorit

Certifikohen 91 subjekte politike për zgjedhjet e 22 tetorit

30 gusht 2017 12:17

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar për zgjedhjet komunale të 22 tetorit 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, derisa lexoi të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave dhe listën për kandidatë për kuvende tha se rekomandohet që të gjitha për certifikim.

Afati për ankesa fillon nga ora 16, kur bëhet publikimi i listave në web faqe dhe zgjatë 24 orë.

KQZ-ja duke u mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet Lokale ka pasur afat deri nesër që të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike, të cila kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet lokale. Kurse tërheqja e shortit për numrat rendor të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale do të bëhet më 6 shtator.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme