Arbëri

Veseli: Me Ushtrinë e Kosovës jo vetëm që konsumojmë, por edhe i kontribuojmë paqes në rajon

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se qysh nesër do të ftojë kryesinë dhe do të procedojë projektligjin që FSK-në e bën Ushtri të Kosovës.

Pasi mori projektligjin nga presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari ka thënë se ky transformim do të kontribuojë në paqen në rajon.

“Kjo është një ditë e mirë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës. Presidenti në bazë të kompetencave kushtetuese ka proceduar. Unë që nesër do të ftoj kryesinë e do të procedojmë do të respektojmë procedurat. Përmes këtij transformimi Kosova nuk është konsumues i paqes në rajon, por kontribuues i paqes në rajon”, ka thënë Veseli në konferencën për media.