Arbëri

Berisha për “tentim atentatin” ndaj Kurtit: Viktimizim para elektoratit, duam hetim parlamentar

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, “tentim atentatin” e raportuar ndaj kryeministrit Albin Kurti e ka quajtur viktimizim para elektoratit të tij “në luftën kundër Serbisë”. Duke folur për raportimet për tentim atentati, Berisha ka thënë se PDK-ja do të propozojë hetim parlamentar për pretendimet.

Sipas tij, Kurti “përpiqet të krijojë armiq të brendshëm” për shkak “të dëmeve që ia bëri Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Sipas tij, këto veti janë të “diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste”.