Arbëri

Artisti Agron Llakaj firmos për LIBRA-n e Ben Blushit

LIBRA do jetë surpriza e zgjedhjeve, është shprehur lideri i saj Ben Blushi. Tashmë LIBRA prezente kudo në Shqipëri po krijon një frymë të re politike, larg partive të traditës.

Kjo ka sjellë frikën e PS, e cila me njëmijë mënyra punon ta bllokojë që të mos kandidojë në zgjedhje duke krijuar pengesa në KQZ, ndonëse ka dy deputetë, shkruan KJ. KQZ kërkon që LIBRA të paraqesë 5 mijë firma me kartë identiteti në mënyrë që të regjistrohet në zgjedhje.

Kjo ka sjellë fillimin e punës në çdo rreth për të mbledhur firmat e duhura. Sot Ben Blushi ka marrë firmën e aktorit të madh Agron Llakaj. Në ditët në vijim mësohet se do firmosin disa emra të shquar të medias dhe të botës së kulturës.

I pyetur nga dritare.net, artisti i mirënjohur dhe drejtues i spektaklit të humorit në Vizion Plus “Al Pazar”, tregon se nuk firmosi për tu bërë anëtar i LIBRA-s. “Nuk ishte një firmë pë anëtarësimin në partinë e Blushit. Ishte një firmë për regjistimin e kësaj partie në Parlament”.

Agron Llakaj rrëfen për dritare.net, arsyen se pse vendosi që tu bashkohet firmëtarëve të partisë LIBRA. I zhgënjyer nga aktorët politikë të këtyre 26 viteve, Llakaj thotë, se ka ardhur koha që të rinjtë të krijojnë Shqipërinë e re.

“Ne po shikojmë prej 26 vjetësh të njëjtin ‘teatër’, aktorë të njëjtë, që njëherë luajnë heroin dhe herën tjetër viktimën. Zhgënjim i madh! Mendoj se e kanë konsumuar aq shume veten, sa s’duhet më tu japim votën, por duhet t’i arshivojmë siç bëmë me PPSH. Çfarë kanë bërë ata, në emër të demokracisë? Vetëm kanë mbushur xhepat dhe pasuruar veten. Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti, nuk meriton votë. Ka ardhur koha e të rinjve për të krijuar një Shqipëri të Re!”, thotë Llakaj.

Për pjesmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ-ja vendosi si kusht mbledhjen e 5000 firmave të qytetarëve. Blushi e ka shtrirë aksionin për mbledhjen e firmave edhe në qytete të tjera, por pa lënë jashtë vëmendjes figura të rëndësishme publike të kryeqytetit.